Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mavraj zgjedh Meken, jo plazhet ekzotike

Prizren Post | 18:32 - 24.12.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Mërgim Mavraj

Meke – Futbollistët e Kombëtares shqiptare po i shfrytëzojnë maksimalisht pushimet dimërore në mënyra të ndryshme.

Për dallim nga të tjerët, të cilët po zgjedhin plazhet e nxehta, Mërgim Mavraj, ka zgjedhur që pushimet dimërore t’i kalojë në Mekë dhe Medinë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka publikuar disa fotografi teksa shihet së bashku me imamin e kryeqytetit shqiptar të Tiranës, Ahmed Kalajën.

“’Rastësia’ është te ne po te Zoti çdo gjë është e shkruar. Faleminderit Zoti im që më nderove si mysafirin tënd”, ka shkruar Mavraj në Facebook.

Mërgim Mavraj - Ahmed Kalaja

Mërgim Mavraj – Ahmed Kalaja


Bëni një koment