“Mbaje se më shpëtoi”….Vdekja merr një tjetër gjeni të aktrimit shqiptar


E diel, 9 Gusht 2026
“Mbaje se më shpëtoi”….Vdekja merr një tjetër gjeni të aktrimit shqiptar

Është shuar një tjetër emër ikonë e aktrimit shqiptar: Birçe Hasko.

E nisi karrierrën me batutën e famshme “mbaje se më shpëtoi”, në rolin e një ballisti, për të vijuar me sa e sa e sa batuta, në kinema e teatër, duke qenë një ndër aktorët më origjinalë në intepretim.

I lindur në Dukat të Vlorës, më 15 mars 1942, Birçe Hasko do vijonte shkollën “Jani Minga” në Vlorë, e më pas punoi si mësues në Memaliaj, ku dhe shpërfaqi talentin e tij në trupën e Estradës amatore të qytetit.

Së këndejmi, në vitin 1965 nisi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas prodhoi me qindra role. Paralel, mbeti pedagog pranë këtij institucioni, ku për shumë vite formoi breza të tërë artistësh duke dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit.

Për kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar, u nderua me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1988, si dhe me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë.


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit