Mbappe është lojtari më i mirë në botë


E shtunë, 21 Korrik 2018

Tiemoue Bakayoko beson se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë pas shkëlqimit me Francën në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Mbappe u kurorëzua si lojtar më i mirë i ri i Kampionatit Botëror dhe shënoi në finale, ku Les Bleus fituan Kupën e Botës pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në finale.

Edhe pse ende vetëm një adoleshent, Mbappe u bë i pari i ri që shënon në finalen e Kupës së Botës që nga legjenda braziliane Pele dhe ai duket i destinuar të dominojë futbollin në vitet e ardhshme.

Ish-bashkëlojtari i tij te Monaco dhe shoku i tij francez, Bakayoko, mendon se Mbappe është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Nuk jam i habitur për suksesin e tij”, ka thënë fillimisht Bakayoko për Goal.

“Ai është shumë i ri, por ai është shumë i pjekur gjithashtu”.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe mendoj se me karakteristikat e tij ai është lojtari më i mirë në botë”.

“Mos harroni se ai është shumë i ri dhe nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve më të vjetër dhe të jesh kaq i shpejtë në fushë”, përfundoi mesfushori i Chelseat, njofton Telegrafi.

Etiketa: ,