Mbi 200 mjekë vullnetarë, presin lejen e Qeverisë që t’i dalin në ndihmë Luginës së Preshevës


E enjte, 14 Maj 2020

PRISHTINË – Mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova janë paraqitur për të shkuar në Luginën e Preshevës për të monitoruar situatën e krijuar nga COVID-19.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla për Telegrafin ka deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje në kërkesën që i kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës për t’i lejuar mjekët kosovarë të shkojnë në Luginën e Preshevës për ta monitoruar gjendjen atje.

Syla tha se kjo kërkesë nuk ka të bëjë asgjë me politikën, ndërsa theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të lironte edhe mjekët nga Kosova të shkojnë në atë pjesë ku jetojnë shqiptarët, meqë kanë ndërmjetësuar që mjekët nga Serbia të hyjnë në territorin e Kosovës.

“Deri në këto momente ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje, as nga kryeministri, as nga ministri i shëndetësisë dhe as nga ministri i Punëve të Jashtme. Duhet me kuptu që kjo nuk është kërkesë politike, është një kërkesë solidare, humanitare e bazuar në konventat ndërkombëtare, të Vjenës dhe konventa tjera e cila përkon me situatën aktuale. Pra, pandemia është një luftë biologjike ku nuk njihen kufijtë dhe nuk ka dualizëm kombëtar. Në këtë kontest, nëse bashkësia ndërkombëtare është dashamirëse, atëherë siç ia ka leju mjekëve, apo ka ndërmjetësu që mjekët nga Serbia të vijnë në Kosovë, duhet tu lirojë edhe mjekëve nga Kosova të shkojnë në trojet shqiptare në Luginën e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. Këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi unë konsideroj se me aktin që kam ba ne si Federatë, kontribuojmë në marrëdhëniet e mira në të ardhmen mes Kosovës e Serbisë, duke e njoftë shtetin reciprok”, tha Syla.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit