Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbi 30 milionë euro për shpronësimin e Brezovicës

Prizren Post | 08:54 - 30.09.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Nga buxheti I shtetit deri më tani janë paguar miliona euro për projektin e Brezovicës. Por, fatura që shteti do të paguajë ende për shpronësimin e tokave, në të cilat do të ndërtohet resorti Brezovica, pritet të kalojë shifrën e 30 milionë eurove.

Javën e kaluar ka përfunduar edhe vlerësimi i pronës së paluajtshme.
Gazeta “Zëri” ka mësuar se pritet në total të shpronësohet sipërfaqja prej 3092 hektarësh dhe mbi 70 objekte. Vlerësimi i pronave është bërë nga vlerësuesit e licencuar, nën mbikëqyrjen e ekspertit ndërkombëtar, Mike Mc Dermott.

Nga Ministria e Financave, më saktësisht Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme në Departamentin e Tatimit në Pronë, thonë se janë të obliguar për ta bërë vlerësimin e të gjitha pronave të paluajtshme, të cilat janë objekt i procedurës së shpronësimit.
Po ashtu, nga ky Departament kanë bërë të ditur se kanë përfunduar edhe llogaritjen e dëmeve që kanë të bëjnë me shpronësimin në bazë të kërkesave, të cilat vijnë nga oraganet e ndryshme shtetërore për shpronësim.

Qeveria e Kosovës, më 14 prill 2015, ka nënshkruar kontratën për partneritet publiko-privat 99-vjeçar me “Brezovica Resorts L.L.C”, për dizajnimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës Turistike në Brezovicë.

Para hyrjes në fuqi të kontratës, Qeveria obligohet që t’i identifikojë të gjitha palët, të cilat kanë apo pretendojnë të kenë ndonjë të drejtë ose detyrim kontraktues me ndonjë person fizik ose juridik që vepron brenda haësirës për zhvillimin e projektit të Brezovicës. /Zëri/


Etiketa:
Arivisti Company