15°C
Prizren

Mbi 350.000 njerëz marshojnë në Barcelonë për unitetin e Spanjës

Fotogaleri5 FotoPrizren Post | 14:01 - 29.10.2017

Organizatorët thonë se qëllimi i marshit është të mbrohet uniteti i Spanjës dhe të refuzohet “sulmi më i pashembullt në historinë e demokracisë”, raporton AP.

Liderët e partive rivale pro-bashkimit nga radhët e konservatorëve, liberalët pro-biznesit dhe socialistët janë bashkuar nën sloganin “Të gjithë ne jemi katalanë. Mendim praktik për bashkëjetesë!”

Organizatorët e marshit, Societat civil Catalana, ka thënë se mbi 1 milion njerëz kanë dalë në rrugë për të marshuar. Marshi nuk ka shënuar asnjë incident, sipas këtij grupi.

Ndërkohë, policia ka thënë se rreth 350.000 njerëz kanë marrë pjesë në marsh.

Shumë demonstratorë kanë valëvitur flamuj spanjoll, katalan dhe të Bashkimit Evropian duke e vërshuar bulevardin në qendër të Barcelonës, përcjell Express.

Disa kanë bartur banera me mbishkrimin: “Nuk do ta lejojmë Spanjën të ndahet në copa”, si dhe “Zgjimi i një kombi të heshtur”.

Fotogaleri


Etiketa:
Arivisti Company