Mbi 80 aksidente në dy ditët e shkuara në Kosovë


E hënë, 10 Gusht 2015

Aksidentet të shumta po ndodhin në Kosovë, veçmas gjatë sezonit veror, kur edhe prania e automjeteve në rrugë është shumë më e lartë.

Sipas një raporti të policisë së Kosovës, vetëm në dy ditët e kaluara në Kosovë kanë ndodhur mbi 80-të aksidente rrugore, transmeton lajmi.net.

Prej këtyre aksidenteve, në 63 prej tyre fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkaq në 19 të tjera po.
Po ashtu, në dy ditët që kemi lënë pas, policia e Kosovës ka shqiptuar 709 tiketa trafiku.

Etiketa: ,