E mërkurë, 1 Nëntor 2017
Hallovini është festë perëndimore që daton nga keltët pagan dhe tradicionalisht festohet në natën e 31 Tetorit. Ajo tërësisht bazohet në rituale duke përfshirë shpirtat e vdekur dhe adhurimin e djallit. Për më tepër, ajo simbolizon fillimin e vitit të ri druid, që konsideron se të vdekurit sërish vizitojnë shtëpitë e tyre në këtë kohë, kështu që ne esencë. Hallovini paraqet festën e vitit të ri për adhuruesin e djallit. Meksiko, e ka një festë të ngjashme në të njëjtën kohë, e quan këtë ditë “dita e të vdekurve”. Për këtë arsye festimi i një dite të tillë është absolutisht haram; meqenëse i përfshinë elementet më të rënda të kufrit dhe shirkut. Në të vërtetë, marrja pjesë në të është njëjtë sikurse festimi i krishtlindjeve apo pashkëve, apo sikurse përgëzimi i të krishterëve në gjunjëzimin e tyre gjatë kryqëzimit. Në të vërtetë, është më rëndë sesa t’i përgëzosh ata për pirjen e verës, për kurvëri e kështu me rradhë. Kështu që prindërit muslimanë duhet t’i këshillojnë fëmijët e tyre në përputhje me rrethanat dhe mos t’i lejojnë që të marrin pjesë në manifestime të tilla..
Historikisht, Hallovini i paraprin festës fetare krishtere të shenjtërimit, ditës së të gjithë të shenjtëve. Ritet e lidhura me Hallovinin burojnë nga druidëd e lashtë të cilët besonin se në atë ditë Samani mbreti i të vdekurve i ka nxjerrur jashtë ushtritë e shpirtave zemërlig. Druidët tradicionalisht ndeznin zjarre të mëdha me sa duket për të shmangur këta shpirta. Tek keltët e lashtë, Hallovini ishte nata e fundit e vitit dhe ishte konsideruar si kohë e volitshme për të provuar shenjat e ardhmërisë. Keltët gjithashtu kanë besuar se shpirtat e të vdekurve në mbrëmje sërish i vizitojnë shtëpitë e tyre në tokë. Pasi që romakët e pushtuan Britaninë, Hallovinit ia shtuan hollësitë e festivalit romak të korrjeve që u mbahej më 1 Nëntor për nder të Pomonës, “perëndeshës së fruteve të pemëve”.
Tradita kelte e ndezjes së zjarreve për Hallovini mbijetoi deri në kohët bashkohore në Skotlandë dhe Uels, ndërsa koncepti i fantazmave dhe shtrigave akoma është prezente në të gjitha ritet e Hallovinit. Gjurmë të festivalit romak të të korrurave mbijetuan në formë të traditës, duke u përhapur në SHBA dhe në Britani, përmes luajtjes së lojërave duke përfshirë frutat, sikurse përmes zhytjes për molla në kazan me ujë. I së njëjtës origjinë është edhe përdorimi i kungullit të grryer të gdhendur që t’i përngjajnë fytyrave groteske dhe ndriçimit të tyre përmes qirinjve të vendosur brenda.
Prandaj si duhet që një musliman t’a kuptoj këtë çështje në dritën e sheriatit?! Së pari, Muhammedi sal-aAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë në një transmetim autentik: “Kush i përngjan një populli ai i takon atyre”.Kjo është një thënie e përgjithshme që u ndalon muslimanëve që t’i imitojnë kafirat. Në këtë mënyrë secili musliman , i cili merr pjesë me jomuslimanët në festat e tyre, sidomos në ato në të cilat përfshihet kufri dhe shirku, ai kërkon që Zemërimi i All-llahut dhe largimi nga Udha e Drejtë të bie mbi të , sikurse ka rënë mbi ta.
All-llahu te’ala thotë: “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” [Furkan: 25-72]
Sipas shumicës së sahabeve dhe studentëve të tyre siç janë psh. Muxhahidi, Rabia’ ibën Enes dhe Edh-dhahhak fjala “ rrenë (pavërtetësi)” e përdorur në ajetin e lartëpërmendur i përgjigjet “festave të mushrikëve”. Të tjerët sikurse Muhamed ibën Sirini janë më të qartë në lidhje me këtë çështje, duke thënë se:” ajeti definon se popujt e shirkut e praktikojnë shirkun e tyre, dhe se (ajeti na qorton) nuk duhet të marrim pjese me ta”. Prandaj janë besimtarët ata të cilëve u referohet ajeti “ nuk marrin pjesë në pavërtetësi”.
Taberiu e shpjegon këtë aspekt, kur thotë: “Muslimanit nuk i lejohet që të frekuentojë në festat dhe festivalet e tyre (jobesimtarëve) sepse ata janë një lloj i mëkatit dhe turpit. Nëse populli i drejtë (mirë) përzihet me ndonjë popull mëkatar pa i ndërprerë punët që i kryejnë ata, atëherë ata bëhen sikur ata të cilët janë të kënaqur dhe të ndikuar nga mëkati dhe padrejtësia. Ne frigohemi nga Zemërimi i All-llahut për shkak të tubimeve të tyre”. Përngjasimi i përmendur këtu përfshin të gjitha mënyrat e lartëpërmendura. Taberiu më tutje shpjegon ajetin e lartëpërmendur, ( “ata nuk marrin pjesë në pavërtetësi”), “ Ata nuk i ndihmojnë idhujtarët në idhjtarinë e tyre, e as nuk i shoqërojnë ata.”
Prej sunnetit të Muhammedit sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem është edhe dallimi nga jomuslimanët, sidomos në çështjet që ishin specifike për jomuslimanët. Në Sunenin e Ebu Davudid, Enes ibën Malik thotë se kur Muhammedi sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi në Medine, ekzistonin dy festa në të cilat njerëzit ishin të angazhuar me sport. Kështu që pyeti,” Çka janë këto dy ditë”, ata u përgjigjën “ në injorancë në këto dy ditë ne luanim sport”. Pastaj Muhammedi sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem tha, “Me të vërtetë All-llahu u ka dhënë juve dy ditë më të mira, Ditët e Bajrameve.”
Kjo tregon se Muhammedi sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem jo vetëm se nuk i ka pranuar këto ditë, por gjithashtu ka treguar se All-llahu i ka nderuar muslimanët me ditët të cilët është i Kënaqur Ai dhe të cilat kanë vlerë më të lartë. Në të vërtetë sahabet e nderuar e kanë kuptuar këtë dhe e kanë aplikuar këtë vendim deri në shkallën më të lartë. Abdullah ibën Umeri ka thënë, “Çdonjeri që qëndron në tokat e jomuslimanëve, e i cili e feston Vitin e Ri të tyre, dhe i ka sjelljet e tyre, do të ringjallet me ta në Ditën e Gjykimit”
Lus All-llahun që kjo përgjigje e shkurtë të qartësojë çështjen në lidhje me Hallovinin dhe e pozitën e Islamit ndaj tij. All-llahu e din më së miri dhe te Ai do të kthehemi!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Eroll Velija, Opinione