E hënë, 26 Nëntor 2018
BEOGRAD – Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot në Pejë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.
Lajmi për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka marrë jehonë edhe në mediat serbe.
Pas publikimit të agjendës dhe të temave që pritet të diskutohen dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Vuçiq, këtë takim e ka quajtur si hipokrizi pasi që sipas tij, përderisa Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike.
“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq i nervozuar,.
Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkrahur këtë vendim të qeverisë së Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes publikimit të një fotografie me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku mbishkrimi i kësaj fotografi ishte “100%”.
E pas publikimit të kësaj fotografie, kanë reaguar mediat serbe, duke e cilësuar si provokim të ri dhe si vendim qesharak përkrahjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu dje, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka bërë të ditur se shumë shpejt në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë doganore
Etiketa: Aleksandar Vučić, Kosova, Mbledhja e Qeverive, Serbia, Shqipëria