Mblidhet Qeveria në detyrë


E premte, 19 Dhjetor 2025

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në rend dite janë disa pika me rëndësi, përfshirë shqyrtimin e Propozim-vendimit për konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj, të propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Gjithashtu, kabineti qeveritar do të shqyrtojë Propozim-vendimin për aprovimin e ekstraktit të procesverbalit dhe transkriptit të mbledhjes së 277-të, si dhe ekstraktet e procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 elektronike/korresponduese të Qeverisë. Në rend dite janë edhe disa propozim-vendime preliminare për shpronësim për interes publik, të cilat lidhen me realizimin e projekteve infrastrukturore. Ndër to përfshihen projekti i linjës ajrore 110 kV “Parku me Erë – Zatriq”, shpronësimi i pronave ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe pronave private për nevoja të institucioneve shtetërore, si dhe projekti për ndërtimin e kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”. Po ashtu, Qeveria do të shqyrtojë kërkesa për interes publik për projektin e ndërtimit të rrugës…

Etiketa: ,
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit