12°C
Prizren

“Mbretëria e Hapësirës” kërkon njerëz që të jetojnë në Hënë

Prizren Post | 17:19 - 28.06.2018

Vjenë – Qytetarët e ardhshëm të një “mbretërie hapësinore” të sapoformuar mund të kenë nevojë të kalojnë një provë inteligjence për të qenë pjesë e shoqërisë së vetëshpallur utopike.

Në një ceremoni në Pallatin Hofburg të Vjenës, të hënën, më 25 qershor, qindra njerëz u mblodhën për inaugurimin e Asgardia – një “projekt humanitar global”, i cili shpreson që një ditë të krijojë koloni njerëzore në Hënë.

Sundimtari i parë i Asgardias është një miliarder rus, Igor Ashurbeyli, një shkencëtar kompjuterësh që ka marrë drejtimin e këtij “kombi” të ri qëkur u prezantua për herë të parë në tetor 2016.


Etiketa:
Arivisti Company