Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbrojtja e Thaçit: Na jepni materialet e plota, jo pjesë-pjesë

Prizren Post | 13:06 - 24.03.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

HAGË – David Hooper, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi pas fjalës së prokurores së Speciales tha se kundërshton urgjencën që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më shpejtë për të gjitha arsyet praktike që i kanë paraqitur më parë.

Hooper më tej tha se janë duke punuar me një sistem të nxjerrjes së materialeve të copëzuar dhe jo të dobishëm.

“Unë i kuptoj vështirësitë. Ka edhe vështirësi dhe kufizime të tjera nën të cilat po punojmë të gjithë. Në një atmosferë gjithnjë e më shumë jo bashkëpunuese…. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, tha Hooper.

“Na vetëm marrim pjesë vetëm pjesë të dëshmive të tyre ose të provave që lidhen me ta dhe çfarë vlere ka kjo për mbrojtjen”, tha ai.

“Na jepni komplet paketën e dëshmitarit A dhe jo pjesë-pjesë”


Etiketa:

Bëni një koment