Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Mburoja e Eufratit” është shpresë për Sirinë

Prizren Post | 17:47 - 28.08.2016

Kahramanmarash – Operacioni për shpëtimin nga kërcënimi i terrorit të rajonit të Jarabulus-it i emërtuar si “Mburoja e Eufratit” nga njësitet e Operacioneve të Veçanta të Forcave Ushtarake të Turqisë (TSK) në bashkëpunim me forcat ajrore të Koalicionit Ndërkombëtar kundër DAESH-it, krahas popullit të Jarabulus-it ngjall shpresë edhe për udhëheqësit e opinionit publik të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sirianët e ikur për shkak të luftës nga vendi i tyre dhe të strehuar në Turqi shpresojnë që marrja e Jarabulus-it nga DAESH-i të ketë një ndikim “domino” dhe të ndikojë në pastrimin e rajoneve të tjera nga organizatat terroriste.

Personalitetet publike siriane mendojnë që organizatat terroriste si DAESH-i, PYD apo YPG janë të drejtuara nga një qendër dhe se zhvillimet e fundit janë një burim shprese për të ardhmen e Sirisë.

Kryetari i Unionit të Avokatëve të Sirisë, Et’hem Shami, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se sirianët janë duke përjetuar ditët më të mira pas pesë vitesh.

Duke e cilësuar si një dritë shprese marrjen e Jarabulus-it Shami tha se sirianët në të gjithë botën janë me shpresë dhe të gëzuar.

Shami në fjalën e tij theksoi se është hera e parë pas 5 vitesh që një zonë në Siri është e lirë dhe në vazhdim shtoi: “Kush solli liri në këtë rajon? Zoti qoftë i kënaqur me të, Turqia e solli. Turqia bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) hyri në Jarabulus. Në një kohë shumë të shkurtër pastroi këtë zonë. Uroj dhe shpresoj që në të gjitha zonat e Sirisë të bëhet e njëjta gjë. Tashmë u pastrua dhe DAESH-i u largua. PYD, YPG, PKK dhe DAESH janë në humbje. Ato janë të njëjta dhe ushqehen nga një qendër e vetme. Të gjithë sirianët janë të lumtur nga pastrimi i Jarabulus-it.”

Duke theksuar se ashtu sikurse të gjithë edhe avokatët vërejnë shkeljet ndaj muslimanëve në të gjithë botën Shami në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Dënojmë të gjitha këto padrejtësi. Ftojmë muslimanët të bashkohen në unitet.”

Shami tha se beson që brenda një kohe të shkurtër Siria do të jetë e lirë dhe më pas shtoi: ”E gjithë Siria do të pastrohet nga pisllëqe si YPG, PYD dhe DAESH-i dhe do të formohet Siria e lirë. Me ndihmën e Turqisë do të ngrihet një Siri shumë e bukur. Falënderoj Turqinë dhe Presidentin e saj Recep Tayyip Erdoğan, për ndihmën e dhënë në formimin e Sirisë së lirë.”

“Shpresoj që këto pastrime të shtrihen deri në Bayırbuxhak”

Kryetari i Shoqatës së Turkmenëve të Bayırbuxhak-ut, Fehmi Bajërllë, duke theksuar që duhet të formohet sa më shpejt zona e sigurisë tha: “Rajoni i Jarabulus-it u pastrua. Uroj që pastrimi të vazhdojë dhe zona e sigurisë e dëshiruar edhe nga Turqia të formohet sa më parë. Uroj që ky pastrim të shkojë deri në malin Bayırbuxhakpasi turkmenët e Humus-it janë në gjendje shumë të vështirë. Mbi ta bien bomba të shumta. Nuk kanë as ushqim për të ngrënë.”

Ai duke theksuar se do të vazhdojnë të luftojnë në vijim shtoi: ”PYD, YPG dhe DAESH-i janë të gjitha organizata terroriste. Të gjitha këto komandohen nga një qendër. Këtë gjë e pamë qartë në Jarabulus dhe Munbiç.”

Duke theksuar se armiqtë e Turqisë janë edhe të turkmenëve Bajërllë u shpreh: “Turqia është dhe do të mbeten gjithmonë shteti jonë mëmë. Ne më parë kemi një Zot dhe më pas Turqinë. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë ato vende dhe këto vende deri në vdekje.”

“Festojnë ikjen e DAESH-it”

Emir Hamido, një mësues i arabishtes nga Jarabulus-i tha se është duke festuar ikjen e DAESH-it nga ky vend.

Duke shpjeguar se ka komunikuar me disa familje që jetojnë në Jarabulus Hamido theksoi se populli atje është shumë i gëzuar për ikjen e DAESH-it. “Banorët atje janë në gjendje shumë të mirë. Janë të gëzuar për ikjen e DAESH-it. Edhe ne jemi shumë të lumtur për këtë gjë. Uroj që operacionet për pastrimin e territorit nga Ushtria e Lirë Siriane të vazhdojnë. Falënderoj edhe Turqinë për ndihmën e dhënë për ta. Shpresojmë që shkollat, spitalet, etj, të mbyllura nga DAESH-i të hapen sa më parë. Falënderoj në veçanti Komandantin e përgjithshëm Recep Tayyip Erdoğan-in dhe ushtrinë e tij. Uroj që Siria të kthehet si në ditët e mëparshme në mënyrë të lirë.”

“Shohim që ULS është ndryshe nga të tjerët. Nuk plaçkiti, vrau dhe terrorizoi kur u fut në Jarabulus, përcolli qetësi dhe siguri, pasi këta janë fëmijët e Sirisë dhe nuk dëmtojnë popullin e tyre”, tha ai në përfundim të fjalës së tij.


Arivisti Company