Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbyllet universiteti i FETO-s në Azerbajxhan

Prizren Post | 16:52 - 20.07.2016

Baku – Në Azerbajxhan është mbyllur Universiteti i Kaukazit për shkak të lidhjeve me Organizatën Terroriste FETO/Strukturën e Shtetit Paralel (PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit të Azerbajxhanit thuhet se themeluesi i Universitetit të Kaukazit e ka marrë informacionin për mbylljen e universitetit.

Pas arritjes në ministri të dokumenteve në lidhje me mbylljen e universitetit që ka lidhje me FETO/PDY, do të formohet grup pune për zhvendosjen e studentëve në institucione të tjera arsimore.

Universiteti i Kaukazit u formua në vitin 1993 dhe njihej si universiteti i parë i FETO-s jashtë vendit. Ndërkaq, universiteti ishte përfolur shumë kur i mblodhi studentët dhe i detyroi t’u thotë “amin” mallkimeve të kreut të FETO-s Fetullah Gulen kundër Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Ndryshe, në vitin 2014 në Azerbajxhan ishin mbyllur 13 filiale të Kurseve Araz dhe 11 shkolla të mesme që kishin lidhje me organizatën terroriste FETO.


Arivisti Company