Më 1 tetor fillon regjistimi civil në Luginë, thirren shqiptarët t’i përgjigjen masivisht


E hënë, 26 Shtator 2022

GJILAN – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, kanë pritur në takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa, nënkryetarin e Komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi, me të cilët diskutuam për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor.

Hyseni u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil.

“Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegje që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit”, ka thënë Hyseni.

Etiketa: , ,

Leave a Reply