Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Më në fund 28 Nëntori shpallet ditë pushimi në Kosovë

Prizren Post | 22:58 - 24.11.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Ky vdendim është marrë me propozim të kryeministirt të Kosovës, Isa Mustafa.
Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar nuk është në listën e festave zyrtare në Kosovë, prandaj ajo është shpallur ditë pushimi me vendim të qeverisë.

“Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë Mustafa.

Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe është vendosur që 28 Nëntori 2016, ditz e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë.


Bëni një koment