E mërkurë, 22 Janar 2014
Bernë, 22 janar – Ambiciet mund të jenë të larta, por përvojat janë të ulëta. Derisa diplomatë të nivelit të lartë janë mbledhur në Zvicër duke synuar që t’i japin fund luftës.
Në fillim të konferencës, Sekretari amerikan i Shtetit John Karry e kishte bërë të qartë se nuk kishte ndonjë mundësi që presidenti sirian Bashar Al Asad të ishte pjesë e një qeverie të pas luftës. Ai ka thënë se Assad nu ka më legjitimet pas akuzave për trorturime dhe vrasje masive të civilëve, por këto komente nuk janë pëlqyer nga zyrtarët rusë, që janë aleatë të presidentit sirian.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u ka bërë thirrje të gjitha palëve t’i japin mundësi opsioneve paqësore për ndaljen e konflikteve, raporton CNN.
“Pas tre vjetësh të dhimbshme, sot nuk ka vend për pesimizëm por për shpresë”, ka thënë ai.
Por, është bërë e qartë se grindjet janë të mëdha, para se të fillojnë përpjekjet për ta zgjidhur konfliktin që rrezikon ta trazojë Lindjen e Mesme.
Tashmë në konferencë janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e regjimit të Assadit dhe ata të opozitës, të cilët janë të përfshirë në një konflikt shumë armiqësor që prej vitit 2011, ndërsa deri tash ka marrë shumë viktime dhe më shumë se 2 milionë refugjatë.
Etiketa: Bashar al Assad, Siria