Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Media greke: Athina, notë proteste Shqipërisë

Prizren Post | 16:08 - 27.08.2015

Pas deklaratave ofenduese ndaj kryeministrit shqiptare, Greqia i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Athinë, për prishjen e shtesës së ndërtuar në Kishën e Dhërmiut.

Lajmi bëhet i ditur nga media greke “Kathimerini”, e cila shkruan që veç notës së protestës, Greqia ka bërë ankesë Komisionit Evropian, përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionerit për

Zgjerimin, Johannes Hahn, OSBE-në, Këshillit të Evropës.

Sipas të përditshmes, Ministria e Jashtme greke informoi Berlinin dhe Uashingtonin për kundërshtimet e saj. Nota e protestës vjen menjëherë pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke e krahasoi prishjen e Kishës së “Shën Thanasit” me aktet e kryera nga xhihadistët kundër kishave në Siri.

Pas deklaratës së ashpër ditën e djeshme nga qeveria greke, kryeministri Edi Rama bëri të qartë që kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë.

“Shqipëria është një vend ku kisha ortodokse është në shtëpinë e saj dhe jo në shtëpinë e komshiut”, theksoi në deklaratën e tij Rama.

Ndërkohë që nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi shprehet për “News24” se në Ambasadë nuk ka mbërritur asnjë notë proteste nga qeveria e Athinës.

Ai deklaron se është njohur me qëndrimin grek, nëpërmjet qëndrimeve që janë bërë publike nga Ministria e Jashtme e Athinës. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëdhënësi i MPJ shqiptare Glevi Dervishi, që siguroi se nuk ka një notë proteste nga Athina.


Etiketa:
Arivisti Company