Media izraelite: Pretendohet vrasja e Khameneit dhe Pezeshkianit në një sulm ajror


E shtunë, 28 Shkurt 2026
Media izraelite: Pretendohet vrasja e Khameneit dhe Pezeshkianit në një sulm ajror

Izraeli pretendon se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe presidenti Masoud Pezeshkian janë vrarë në një sulm ajror izraelit.

Sipas raportimit të Channel 12, që citon burime ushtarake, së bashku me ta janë eliminuar edhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë. Informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane.

Edhe The Times of Israel raportoi se një zyrtar izraelit ka konfirmuar vrasjet, duke e cilësuar operacionin si një “sukses shumë të lartë” të ushtrisë izraelite në goditjen e lidershipit iranian.

Më herët, media iraniane kishte njoftuar se ndërtesa presidenciale ishte shënjestruar në një sulm.

Deri tani nuk ka deklaratë zyrtare nga Teherani për fatin e liderëve të përmendur. Situata mbetet e paqartë dhe informacionet janë ende në zhvillim. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit