Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mediat serbe: Mafia shqiptare po blen Serbinë dhe Malin e Zi

Prizren Post | 19:42 - 24.05.2016

Beograd – “Mafia shqiptare po e blen Serbinë”, është titulli i portalit serb “Alo”, ku shkruan se klani ndërkombëtar i mafias, i drejtuar nga një ish-operativ i sigurimit jugosllav të shtetit, Daut Kadriovski, po e merr Serbinë dhe Malin e Zi, duke blerë toka, ndërtime dhe pasuri të tjera të patundshme.

Ky klan sipas “Alo” e cila thirret në burime brenda shpërbimeve të sigurisë, kanë blerë prona në Beograd, Vojvodinë dhe në bregdetin malazez.

“Alo” shkruan më tej se në një takim që udhëheqësit e klanit mafioz në fjalë kishin para dy ditësh në Londër, është rënë dakord që në fillim të muajit të ardhshëm, të “shpërlahen” 100 milionë dollarë para të pista, me të cilat do të korruptohen politikanë dhe zyrtarë të policisë në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sipas këtyre burime të cilave u referohet portali serb, disa politikanë nga të gjitha vendet e rajonit kanë qenë prej kohësh në listën e pagave të këtij klani.

Biznesmeni kontravers nga Kosova, i cili është i afërt me ish-zyrtarë të lartë të policisë në Serbi, por edhe me një ish-ministër serb ka dorëzuar në Tuz një shumë të madhe parash të cilat u janë dorëzuar politikanëve malazezë.

Ky portal shkruan se Tuzi është një nga tri qendrat, përveç Podgoricës dhe Ulqinit, ku përfaqësuesit e këtij klani i zhvillojnë takimet e fshehta të tyre.

Ndërsa në Serbi, ata takohen në një restorant të njohur në Novi Sad dhe në një hotel në Beograd.

Ndryshe, mediat serbe akuzojnë pikërisht Daut Kadirovskin si autorin që ka kryer zjarrvënien në kishat ortodokse serbe në Nju Jork dhe në Australi.

Sipas portalit serbe, qëllimi i klanit mafioz shqiptar, ku përveç Kadirovskit, persona kyç janë edhe pjesëtarë nga familjet, Haradinaj, Kelmendi, Osmani, Gërvalla, Berisha dhe Mehmeti, është marrja në dorë e burimeve kryesore të parave në Ballkan.

Ilustrimi më i mirë i planit të tyre është fjalia që Naser Mehmeti tha në Londër, i cili thotë: “Sikur qeveria serbe që po merret me ekonominë, ne do të duhet të merremi me financat”.

Për më tepër ky portal duke cituar burimet e tij, thotë se nxitësi kryesor i destabilitetit politik në Mal të Zi dhe Maqedoni është pikërisht ky klan mafioz.


Arivisti Company