Merkel: Me të gjitha forcat do të luftoj kundër ndarjes së mëtejshme të BE-së


E martë, 28 Qershor 2016

merkel

Berlin – Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se “me të gjitha forcat” do të luftojë për të parandaluar ndarjen e mëtejshme të Bashkimit Evropian (BE), pas vendimit të Britanisë së Madhe që të braktisë Unionin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e Parlamentit Evropian, para takimit me liderët e BE-së, Merkel deklaroi se pret që Britania e Madhe dëshiron të mbajë “marrëdhëniet e afërta” me BE-në kur ta braktisë, porse Londra nuk mund të pret qasje në punë siç ka qenë më herët.

“Kush dëshiron të braktisë këtë familje nuk mund të pret që të mbajë privilegjet, ndërsa të mos ketë detyrime”, tha Merkel.