Merkel: Vendet industriale t’i shtojnë përpjekjet për klimë


E shtunë, 11 Nëntor 2017

Këto komente u bënë derisa në Bon të Gjermanisë po zhvillohet konferenca për klimën me pjesëmarrjen e afro 200 vendeve, që ka për qëllim kufizimin e nxehjes globale, raporton agjencia Reuters.

Zonja Merkel, mëtutje theksoi se vendet e industrializuara kanë përgjegjësi speciale për reduktimin e emisionit të gazrave, që janë të dëmshme për klimën.

“Mendoj se ne të gjithë e shohim se emergjenca është shumë e madhe”, tha Merkel dhe ka shtuar se ndryshimi klimatik po çon kah thatësia dhe uria dhe kjo po shkakton migrim masiv nga vendet e varfëra tek ato të pasura.

Duke iu referuar Marrëveshjes së Parisit për klimën, zonja Merkel tha se “ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, qëllimi për mbajtjen e rritjes së temperaturës nën dy gradë Celsius – ideale do të ishte afro 1.5 shkallë – nuk do të mund të arrihet”.

Etiketa: , , , ,
Të fundit