Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mesila Doda i përgjigjet LGBTI: S’e dua votën tuaj, familja tradicionale vjen e para

Prizren Post | 01:39 - 15.06.2017

Tiranë – “S’e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujdo që mendon se familja tradicionale është e para.”

Është kjo përgjigjia e deputetes Mesila Doda pas thirrjes së komunitetit LGBTI për të mos e votuar.

Edhe pse e shpallur zyrtarisht armike(siç e cilëson Doda) e këtij komuniteti, i cili kërkon që të mos e votojnë, ajo i falenderon ata dhe shprehet se nuk e do votën e tyre.

“Të dashur miq, sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujdo që mendon se familja tradiconale është e para”, tha Mesila Doda gjatë takimit të PDIU në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Në njoftimin e shpërndarë sot nga LGBTI , duke inskenuar një fushatë potenciale të Dodës , LGBTI shkruan: “Unë e di çfarë kauzash kam mbajtur… Nuk lashë që të venin LGBD-të në martesë… Mesila Doda deputete e PDIU nuk duhet votuar”./27.al/


Etiketa:
Arivisti Company