Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Messi mund të kthehet më herët

Prizren Post | 11:03 - 28.09.2015

Mjeku i kombëtares së Argjentinës, Donato Villani, beson se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të rikthehet nga lëndimi në më pak se dy muaj.

28-vjeçari pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Las Palmas, që do ta lë jashtë fushës për afro tetë javë. Por, siç transmeton Koha.net, Villani është shprehur se ai do të rikthehet më herët se që është paraparë.

“Për disa vjet e njoh Leon dhe nuk kam dyshim se ai do të jetë gati për një periudhë më të shkurtë të mundshme, besoj para asaj periudhe gjashtë-tetë javore”, ka thënë Villani për Ole.

Messi ka pësuar lëndim në ligamentin e këmbës së tij të majtë në fitoren prej 2-1, kundër Las Palmas.


Etiketa:
Arivisti Company