E hënë, 28 Shtator 2026

Lionel Messi vazhdon të mahnisë edhe në vitet e fundit të karrierës së tij.
Ylli argjentinas realizoi një tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke e lënë portierin e Columbus Crew pa mundësi reagimi.
Me këtë gol, Messi ka arritur në 76 gola nga goditjet e dënimit, ndërsa i duhen edhe tre realizime për ta kaluar rekordin e Marcelinho Cariocas.
Kapiteni i Inter Miamit vazhdon kështu të dëshmojë klasin e tij të jashtëzakonshëm dhe aftësinë për të vendosur rekorde edhe në moshë të avancuar./04 Online/
Burimi: 04online
