Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mesut Özil, futbollisti më i mirë për tifozët gjermanë

Prizren Post | 16:35 - 12.07.2016

BERLIN – Klubi i tifozëve të Kombëtares së Futbollit të Gjermanisë ka deklaruar se futbollisti më i mirë në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016) në skuadrën e Gjermanisë ishte Mesut Özil, i cili është me origjinë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të klubit të tifozëve thuhet se 25.200 tifozë kanë marrë pjesë në votimin për lojtarin më të mirë të kombëtares gjermane. Mesut Özil duke marrë 25.2 përqind të votave është zgjedhur lojtari më i mirë i kombëtares në EURO 2016.


Etiketa:
Arivisti Company