Meta: Kosova dëshiron bashkim me Shqipërinë


E shtunë, 25 Janar 2014

Në 70 vjetorin e Konferencës së Bujanit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar rëndësinë e saj edhe sot, kur Shqipëria dhe Kosova synojnë integrimin në Bashkimin Europian. Kryeparlamentari tha se realiteti është krejt tjetër.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Meta tha se në Rezolutën e miratuar në Konferencën e Bujanit, u sanksionua që Kosova dhe Dukagjini janë krahina të banuara me shumicë shqiptare, të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë.

Sipas tij, me atë rezolutë u përcaktua lufta e përbashkët në krah të Aleancës së Bllokut Antifashist.

Konferenca Bujanit u mbajt më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar të vitit 1944./telegrafi/

Etiketa: , ,