Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Meta ngriti sot flamurin e kryetarit të opozitës

Prizren Post | 15:37 - 11.01.2019

TIRANË – Statusi i Metës që flet për shantazh nga ana e kryeministrit Rama ndaj Presidentit të Republikës, është interpretuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si marrje flamurit të kryetarit të opozitës.

Sipas Ballës, Presidenti nuk mendon më as per Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës!

“Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite”, shkruan Balla në Facebook.


Etiketa:
Arivisti Company