Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Microsoft nuk heq dorë nga telefoni që do të konkurrojë me iPhone

Prizren Post | 18:44 - 24.11.2016

Ëndrra e Microsoftit për ta bërë Windowsin një ‘lojtar’ të madh në telefonat e mençur është thuajse e vdekur, pasi përfshin vetëm një për qind të tregut.

Megjithatë, burime të ZDNet thonë se Microsofti është duke punuar në një projekt të fshehtë, i cili pritet të jetë i gatshëm kah fundi i vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Ky sistem pritet t’u mundësojë versioneve të plota të softuerit Windows që të funksionojnë në një procesor ARM – i njëjti procesor që shfrytëzohet nga shumica e telefonave të mençur.

Meqenëse, kjo teknologji mund të përdoret nga çdo telefon Windows, ky lajm i ka nxitur spekulimet se Microsofti vazhdon të punojë në të ashtuquajturin ‘Surface Phone’, aparatin e shumëpërfolur që mund të jetë konkurrent serioz për iPhone e kudogjendur Apple.


Arivisti Company