Miliona euro të Kardiologjisë përfunduan në mbeturina


E shtunë, 20 Shkurt 2016

Prishtinë – Më shumë se një milion euro të cilat ishin paguar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2010 për Klinikën e Kardiologjisë, kanë përfunduar në mbeturina.

Në vitin 2010, kjo klinikë nga MSH-ja ishte furnizuar me stenta, pacemaker (të njohura në opinion si bateri për zemër), dhe material shpenzues, porse pjesës më të madhe të këtij materiali i ka skaduar afati, shkruan Koha Ditore..

“Koha Ditore” ka pasur qasje në punën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2010. Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta, gjatë këtij viti në këtë klinikë janë vendosur vetëm pesë stenta.

Ndërkaq, dy lote të tenderit “furnizim me material për Kardiologji Invazive dhe pacemaker” kanë qenë për blerjen e disa lloje të stentave, përcjell koha.net. Vetëm vlera e loteve për stenta i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi një milion euro.

Etiketa: