Mini Aceman EV është bërë për aventura urbane


E mërkurë, 27 Korrik 2022

DUSSELDORF – Aceman EV është modeli i dytë krejtësisht elektrik i kompanisë, i dizajnur plotësisht me energji të paster-bateri. Edhe ky model ka kohëzgjatjen e baterisë deri në 300 milje apo 482 kilometra.

Pare se ti vie fundi prodhimit të BMW i3 në Leipzig të Gjermanisë, kompania simotër Mini është duke lansuar modelin që duket të jetë më i përditësuari i nivelit EV të Grupit BMW. Kompania me këtë lansim zbulon se ky model një drejtim të ri dizajni për këtë markë.

Aceman jo vetëm që është modeli i parë gjithë elektrik por është Mini i parë i bërë krejtësisht i dedikuar në arkitekturë elektrike. Kjo do të thotë se nuk rrezikohet nga nevoja të provohet të vendoset motor elektrik dhe instalime elektrike të bollshme në hapësirat e krijuara fillimisht për të vendosur makineri me djegie të brendshme. Kjo e bën atë krejtësisht ndryshe nga Mini Electric i vitit 2020, i cili u ndërtua në një formë të përshtatur të modelit të motorit me djegie të brendshme. Kjo arkitekturë e re elektrike, si dhe vetë makina, do të prodhohen jo në Gjermani ose në Mbretërinë e Bashkuar, por në Kinë nga Great Wall Motor për Mini, një tjetër fillim i ri për markën.

Mini thotë se Aceman, kjo koncept makinë e zbuluar sot në Dusseldorf, një SUV crossover, është 80% e vërtetë me modelin përfundimtar të prodhimit që do të dalë në rrugë në vitin 2024. Makina do të vendoset mes modeleve të markës Cooper dhe Countryman, edhe pse në pak më shumë se 3.9m i gjatë dhe pak më pak se 1.9m i gjerë, është praktikisht e njëjta madhësi si Countryman aktual (gjë që sugjeron fuqishëm që Countryman do të bëhet më i madh në një rinovim të ardhshëm). Interesante, estetika e ashpër e Aceman e bën makinën të duket më e madhe se sa është në të vërtetë kur e shihni personalisht.

Mini, i cili shiti 302,000 makina në mbarë botën në vitin 2021, pret që gjysma e shitjeve deri në vitin 2027 të jenë EV dhe planifikon të prezantojë modelin e tij të fundit me djegie të brendshme në 2025.

Etiketa: , ,