E mërkurë, 11 Mars 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se dënojnë “sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit”, transmeton Anadolu.
Në rrjetet sociale, ministri Hoxha ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Muraikhi.
“Dënova me forcë sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit. Duke riafirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin tonë për lidershipin e Katarit dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialog, ndërmjetësim dhe stabilitet rajonal”, ka theksuar ministri Hoxha.
Ai ka shtuar se Shqipëria vlerëson “miqësinë e saj të ngushtë me Katarin” dhe është e gatshme të mbështesë iniciativat që synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Kryedimlomati i Shqipërisë ka theksuar se janë mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e ofruar qytetarëve shqiptarë në Katar “gjatë këtyre kohërave sfiduese”.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
