Minoritarët serbë të interesuar për shërbim në FSK


E martë, 1 Janar 2019

PRISHTINË – Ani pse një numër i madh i tyre u larguan vitin që shkoi, interesimi i serbëve për të shërbyer në institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës është mjaft i madh.

Për vetëm 70 vende të punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e FSK-së, janë lajmëruar rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb.

Institucionet janë të vendosura që edhe Forca e re të jetë shumë-etnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, ka folur për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai thotë që kapacitetet aktuale Forca do t’i bartë në mandatin e ri, dhe do të zhvillojë të tjera që janë të nevojshme për Forcën e re, shkruan KP.

I pyetur për pjesëtarët serb të cilët nga presioni i Beogradit u larguan nga FSK, dhe plotësimin e vendeve vakume aty, Berisha ka treguar që ka mjaft interesim nga të tjerë serbë.

Ai ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti do t’i plotësojnë ato vende të punës.

Etiketa: , , ,