Mirditë, katolikët prishin simbolin turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës, i ndërtuar nga Turqia


E diel, 31 Dhjetor 2017

Vendosja e flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ka revoltuar me dhjetëra qytetarë të krishterë, të cilët janë ngritur në protestë në ditën e fundit të vitit.

Protestuesit kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se janë qytetarë, intelektualë dhe historianë të krishterë, të cilët po protestojnë pranë digës së HEC-it, duke kërkuar heqjen e këtij simboli që pranë tij e ka simbolin shqiptar, i vendosur nga firma turke që ka ndërtuar HEC-in.

Ekstremistët kanë arritur të shkatërrojnë flamurin turk, të hedhin sllogane anti-turke dhe anti-muslimane të cilat janë të dënueshme penalisht sipas kodit penal pasi nxisin urrejtje kombëtare dhe fetare.

Mbetet të shihet nëse shteti shqiptar do të ndjekë linjën e Ahmet Zogut dhe të zbatojë ligjin në Mirditë apo do vazhdojë t`i tolerojë bandat ekstremiste katolike në thyerjen e ligjit.

[youtube mKLdfF_GwCk]

Etiketa:
Të fundit