“Mirëdita” në serbisht, shqip e anglisht e Pecit në Beograd


E hënë, 17 Qershor 2013

Beogradi dhe Prishtina sot në mesditë u këmbyen oficerët ndërlidhës kur Dejan Paviçeviq mori detyrën e vet në Zyrën e misionit të BE-së në Prishtinë dhe Lulzim Peci në Zyrën e BE-së në në Beograd.

Medie serbe njoftojnë se Lulzim Peci me të arritur në selinë e misionit të BE në Serbi gazetaraëve iu drejtua me “mirëdita” në serbisht, shqip dhe në anglisht e pastaj foli në gjuhën serbe

“Kjo është një ditë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Pres bashkëpunim të mirë e të hapur të institucioneve shtetërore serbe dhe unë jam këtu të jap ndihmesën time në normalzimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Peci.

Pas kësaj deklarate nuk u lejuan pyetje të gazetarëve.

Etiketa: , ,
Të fundit