E shtunë, 23 Maj 2020
Ja tani dielli i ditës së fundit të këtij muaji po perëndon, janë çastet e fundit të ndarjes, e që ndoshta ky është edhe i fundit për ne, e ndoshta edhe e takojmë përsëri vitin e ardhshëm nëse kemi jetë.
Ishte një mysafir, nuk qëndroi shumë, por ishin ditë të numëruara, kaluan sikur të ishin ca çaste, secili prej nesh e ndjen se si na kaluan gjithë ato ditë.
Me shpresë që të kemi përfituar nga porositë e Ramazanit:
1. Falje e mëshirë:
I dështuar është ai që nuk arriti shansin më të madh, mundësinë më të lehtë për falje e mëshirë.
Allahu na begatoi me shanse të shumta për falje mëkatesh në këtë muaj, me agjërim, me namaz, me natën e Kadrit.
2. Ndryshimi i kërkuar:
Allahu e bëri për ne obligim (farz) agjërimin e këtij muaji, e fjalët e të dërguarit besnik nxisin për namaz nate, dhe e gjithë kjo ishte për një qëllim të madh, për përmirësimin e zemrës.
Allahu na obligoi me agjërim që të ngjallë ndryshim në zemrën dhe jetën tonë.
3. Mos t’i shkatërrojmë veprat tona:
Kemi filluar me disa vepra të mira në muajin e bekuar, andaj nuk na takon që t’i shkatërrojmë ato vepra që i kemi filluar, por të vazhdojmë në rrugën e adhurimeve që e kemi filluar e të mos ndalemi.
4. Përqëndrimi:
Disa vepra të vazhdueshme janë më mirë se shumë vepra të ndërprera, i dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato të vazhdueshmet edhe nëse janë pak”.
Burimi: Albislam
Etiketa: Agjërimi, Aktuale, Ramazani 2020