E martë, 6 Tetor 2015
Stefan Mitrovic, ka thënë se do ta kapte sërish dronin, njësoj si në ndeshjen e parë në Beograd.
Mitrovic do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ishte ai futbollisti i parë që e tërhoqi dronin me banderolë poshtë, ndërsa serbi e ka deklaruar se një veprim të tillë do ta bënte përsëri.
“Jam i lumtur që kthehem në Kombëtare. Sa i përket dronit, shumë herë e kam thënë se do ta bëja të njëjtën gjë. Nuk kam pasur ndonjë problem pas atij rasti, edhe pse kam luajtur më shqiptarë në të njëjtin klub”, ka thënë lojtari, transmeton Panorama Sport.
“Nuk duhet të kemi asnjë problem në Shqipëri. Federata e tyre do të mundohet të organizojë një ndeshje futbollit dhe që gjithçka të shkojë si duhet”, deklaroi Mitrovic në konferencë për shtyp.
Etiketa: Autochthonous, Droni, Kombetraja, Serbia, Shqipëria