Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mjekët nuk po e respektojnë orarin në QKUK

Astrit Shehu | 15:03 - 29.08.2015

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdojnë problemet me mosrespektimin orarit nga mjekët për çka janë shtuar edhe ankesat e pacientëve.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Curr Gjoci, i ka thënë Radio Kosovës se janë në dijeni rreth këtij problemi. Ai është zotuar për rritje të masave të kontrollit, sidomos gjatë orarit të paradites.

Përkundër kontrollit që flasin zyrtarët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës kafiteritë në afërsi të kësaj, mbushen nga mjekët në kohën kur ata do të duhej të ishin në orar të punës. Ndërsa, pacientet që detyrohen të presin flasin për pa parëgjegjësi të mjekëve. Ata thonë se shumë nga ata po shkelin betimin e Hipokratit.

“Nuk po di çka me të thënë, unë për veti i kam lajmëruar motrat e nuk më kanë ardhur edhe pastaj prapë i kam dërguar shoqet se nuk mundja me lëviz. Mezi kanë ardhur atëherë e mi kanë dhanë pastaj katër hapa e një injeksion e mezi e kam marrë veten. Jam shtatëzënë në muajin e tetë”, ka theksuar një paicente.

Ekipi i Radio Kosovës për disa ditë me radhë ka qëndruar nëpër disa klinika të QKUK-së ku ka parë se mjeket nuk e respektojnë orarit dhe se të njëjtit mjekë janë parë në kafiteritë në afërsi të Klinikës Infektive.

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Curr Gjoci, ka thënë se ka dijeni për problemin dhe rastet. Sipas tij është ngritur një trup i cili do të monitoroj situatën sidomos për orarin e paradites. Ai tha se nuk janë fajtor mjekët, por menaxherët e klinikave të cilët po i lejojnë ata të largohen brenda orarit të punës.

“I kam rekomanduar drejtorët, se ata me këto reformat e reja janë më të fuqishëm, pavarësisht se në njëfarë forme edhe ata nuk duan ta pranojnë se problemin duan ta shkarkojnë në ekzekutiv. Por kur është çështja për gjërat e thjeshta ata janë përgjegjës. Por ideja ka qenë se ata të jenë sa më të fuqishëm. Edhe unë nuk kam punë me punëtorët e tyre, madje nëse e shohë do t’ua qesë edhe një kafe. Unë kam punë më drejtorin e tyre sepse s’mundem të merrem me 3 mijë punëtorë”, ka theksuar Gjoci..
Zyrtarët e Q KUK-së thonë se sipas rregullores së brendshme të QKUK-së, stafi mjekësor nuk ka orë të specifikuar për pauzën. Ndërsa kjo sipas pacientëve po u mundëson atyre të manipulojnë me orarin.


Etiketa:
Arivisti Company