Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mocioni për presidentin, në seancë edhe përfaqësues të OSBE/ODHIR

Prizren Post | 11:43 - 13.06.2019

TIRANË – Në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet mocioni për presidentin pas vendimit të tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, është prezente edhe një përfaqësuese e misionit afatgjatë të vëzhgimit të OSBE/ODHIR.

Ndërkohë në orën 12:00 Kryeministri Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalën në Kuvend mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Pas debatit, Kuvendi pritet të votojë projektrezolutën, njofton TCH.


Etiketa:
Arivisti Company