Mogherini, politikanëve në Maqedoni: Mos luani me zjarr!


E hënë, 6 Mars 2017

Bruksel – “Politikanët të mos luajn me zjarr sa i përket konfrontimeve ndëretnike, jam e shqetësuar për stuatën në shkup por shoh potencial për zgjidhjen e krizës, siç është seanca parlamentare dhe zgjedhja e zgjedhja e kryetarit të Kuvendit”. Këto janë fjalët e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, gjatë diskutimeve të sotme të Këshillit për punë të jashtme të BE-së për Maqedoninë.

“Nuk do të jap detaje se çfarë tha ndonjë ministër në mbledhjen e sotme, por mund të them se në përgjithësi të gjithë ministrat fuqishëm i kanë mbështetur të gjitha porositë që unë i dhash në Shkup. Në fakt unë atë e shpreha edhe në takimin me Presidentin dhe liderët e partive, jo vetëm në emër të BE-së por edhe në emër të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Sa jam e shqetësuar? Jam. Por po përpiqem të mësohem që të kaloj shqetësimet e mia dhe të shoh potencial për zgjidhje të krizës politike dhe institucionale, sepse ajo me të cilën ballafaqohet Shkupi është krizë politike dhe institucionale e cila kam frikën të mos shndërrohet në krizë ndëretnike”, deklaroi Mogherini pas diskutimeve për Maqedoninë në Këshillin e BE-së për punë të jashtme.

Ajo u dërgoi një porosi kryesore politikanëve në Shkup.

“Mos luani me zjarr dhe me konforntime ndëretnike. Ka instrumente për zgjidhje, siç është guximi i Presidentit, kapaciteti i Parlamentit të vazhdojë me zgjedhjen e kryeparlamentarit, dhe të zhbllokohet situata për krizën institucionale dhe politike të menaxhohet me instrumentet që Shkupi i posedon, pa ndërhyrje. Normalisht miqtë mund të kujdesen për gjendjen dhe të ardhmen e partnerëve. Besoj se ka mundësi për të dalë nga kriza institucionale. Ka resurse për këtë në Shkup, ku edhe kisha diskutim të sinqertë dhe konstruktiv për këtë me të gjithë liderët e partive parlamentare dhe me Presidentin. Shpresoj se guximi do të mbisundojë”, tha Mogherini.

Shefat e diplomacive të BE-së, në Këshillin e sotëm të Unionit nuk sollën ndonjë përfundim sa i përket diskutimit për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e rajonit, ndërsa atë që e përcolli Mogherini është mesazh i BE0së dërguar rajonit.

Etiketa: ,