Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Monedha europiane, e ka ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç

Prizren Post | 19:02 - 01.01.2019

BRUKSEL – Ajo u lansua më 1 janar 1999, fillimisht vetëm për transaksione financiare dhe më pas, tre vite më vonë, doli edhe si kartëmonedhë dhe monedhë. Dhe gjatë këtyre 20 viteve, monedha e parashikuar në marrëveshjen e Mastriktit të Bashkimit Europian, ajo është forcuar dhe është në gjendje të përballojë sfidat.

Euro është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Europian, si dhe e disa vendeve të tjera europiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan dhe një nga simbolet e projektit europian. Më 31 dhjetor 1998, në prag të lançimit të euros, Banka Qendrore Europiane publikoi shkallën e këmbimit të saj: 1 euro e barabartë me 1.9 marka gjermane, 6.5 franga franceze dhe 1.9 lira italiane.

Më 1 janar 1999, euro u bë monedha zyrtare për 291 milionë njerëz në 11 vende: Austri, Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Portugali dhe Spanjë.

Në 1 janar 2001, Greqia u bë vendi i 12 që adoptoi monedhën e përbashkët. Në 1 janar 2002, 15 miliardë kartëmonedha dhe më shumë se 50 miliardë monedha u hodhën në qarkullim, duke shkundur jetët e 304 milionë europianëve. Njerëzit filluan të mësoheshin me monedhën e përbashkët, ndonjëherë edhe duke përdorur makinat llogaritëse për t’iu lehtësuar konvertimet.

Ndryshe nga shumë kartëmonedha, euro nuk ka simbole kombëtare, por në to shfaqen ura dhe dritare. Në 2003, në një referendum, Suedia i bashkohet Danimarkës dhe Britanisë në refuzimin e euros. Ndërsa vende të tjera si Sllovenia, Qipro, Malta, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania e përqafojnë me radhë atë.


Etiketa:
Arivisti Company