Monumenti i Skënderbeut në Krujë


E martë, 1 Dhjetor 2020

KRUJË – 61 vite më parë u vendos në qendër të qytetit të Krujës, monumenti i Skënderbeut, një ekuestër monumental, unik dhe madhështor, vepër për të cilën skulptori Janaq Paço punoi mbi 10 vite.

Monumenti i Skënderbeut në Krujë është i lartë gjithsej 12m (6m lartësia e monumentit dhe 6m bazamenti). Monumenti u derdh në bronz (me një peshë 60 kv në fonderinë artistike për veprat e artit, në Budapest, Hungari).

Ekuestri u vendos në Krujë më 27 Nëntor 1959 dhe është ekuestri i parë i vendosur në Shqipëri, dhe ndër më të bukurit dhe më të veçantët nga zgjidhja kompozicionale në Ballkan dhe Europë.

(Janaq Paço – Veprat, Ylli Drishti, Tiranë 2019)

Etiketa: , ,
Të fundit