Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

MPB: Rreziku nga “ekstremizmi islamik” në nivele të ulëta

Prizren Post | 13:41 - 29.09.2014

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se rreziku në Maqedoni nga “ekstremizmi islamik” është në nivele të ulëta.

Deklarata e tillë është bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Ne jemi të përgatitur në çdo moment që, nëse paraqitet nevoja, të reagojmë në mënyrë gjegjëse. Në këtë moment, kuptohet, rreziqe të përgjithshme ekzistojnë, për shkak se Maqedonia është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit. Megjithatë, niveli i rrezikut në Maqedoni është i ulët”, tha Kotevski, transmeton Zhurnal.


Arivisti Company