Murati: Sa i përket pagve për grevistët do të zbatojmë ligjin përkatës


E mërkurë, 5 Tetor 2022

PRISHTINE – Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët.

Murati ka thënë për KosovaPress se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri sot, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka më kushtëzime.

“Nuk ka më kushtëzime, ministrja Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës duhet të procedojnë pagat për grevistët në arsim”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe MASHTI dje ka njoftuar se i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit. Ministrja, Arbërie Nagavci njoftoi se në rast se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, Ministria e Financave do të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans për muajin shtator.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply