Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Prizren Post | 14:52 - 07.07.2019

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi tanimë është pjesë e klubit futbollistik Fenerbahçe.

Muriqi i cili ka luajtur për klubin Çaykur Rizespor ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen.

Drejtori sportiv i Çaykur Rizespor, Yilmaz Bal, tha se është arritur marrëveshja me Fenerbahçen për transferimin e vedat Muriqit.

“Është rënë dakord për gjithçka për transferimin e Muriqit me Fenerbahçen”.

Fenerbahçe gjithashtu shpërndau një video në Twitter ku njoftoi për transferimin e sulmuesit prizrenas.


Etiketa:
Arivisti Company