Mustafa e Pacolli do kenë takime rregullisht


E enjte, 22 Maj 2014

Prishtinë – Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli janë takuar disa herë para përfundimit të afatit për paraqitjen e listave për kandidatët për deputetë.

Takimet nuk kanë qenë të frytshme. Ato nuk e kanë prodhuar qëllimin për të cilin janë mbajtur e që ka qenë garimi në koalicion më 8 qershor. Por, dy liderët janë marrë vesh për diçka të pazakontë. Deri në ditën e zgjedhjeve, ata, në suaza të rregullta do t`i bëjnë konak njëri-tjetrit.

Pas takimeve, edhe Mustafa por edhe Pacolli do të flasin për harmonizim të programeve dhe bashkëqeverisje pas 8 qershorit. E gjithë kjo ndërmarrje thuhet se ka për qëllim mobilizimin e elektoratit rugovian.

Analisti Donik Sallova ka thënë për Tribunën se nga takimet do të përfitojnë të dy partitë.

“Takimet u shërbejnë të dy partive. LDK-ja ka një tendencë që me e kriju një përshtypje në elektorat se tashmë e kam marrë primatin dhe po i afron partitë aleate, përfshirë këtu edhe AKR-në. Mirëpo, LDK-ja ka dështuar që ta fusë AKR-në në listën e saj sepse në një rrethanë të tillë atëherë besoj se do ta kishim të ditur paraprakisht fituesin e zgjedhjeve, e që do të ishte koalicioni LDK-AKR. Do të ringjallej elektorati i fjetur dhe në këtë rast gara veç do të ishte përcaktuar”, ka thënë Sallova. /Tribuna/

Etiketa: , ,
Të fundit