Mustafa flet për dy mundësi për t’i zbuluar vrasjet


E premte, 6 Maj 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe te varri i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani.

Mustafa çmoni lartë punën, sakrificën dhe kontributin e Fehmi Agani për shumë vite me radhë, duke thënë se ai meriton respektin më të madh nga të gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës.

Mustafa: Agani meriton respektin më të madh

“Ne sot kemi dal në përvjetorin e vrasjes së tij që të nderojmë figure e tij, të nderojmë veprën e tij, të bashkëpunëtorit të tij këtu që jemi afër me familjarët dhe do të dëshiroj të them që ai meriton respektin më të lartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe ne do të mundohemi që këtë respekt të ia bëjmë përgjithmonë. Mendoj që kemi dy mundësi që të zbulohen këto vrasje dhe që përgjegjësit të japin përgjegjësi ligjore, njëra është periudha që do të mbulojë, dhoma e veçanet e gjykatës speciale dhe tjetra është ajo që ne do të inic iojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe para institucioneve të drejtësisë edhe Prokurorisë së Shtetit, Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të gjendet mënyra e ndjekjes dhe zbulimit të gjitha vrasjeve dhe gjithë ata të përgjigjen aktualisht”, tha Mustafa.

Pjesë e këtij homazhi ishin edhe shumë nga personalitete të lartatë Republikës së Kosovës./KP/

Etiketa:
Të fundit