E martë, 15 Mars 2016
Prishtinë – Kryeministri i vendit Isa Mustafa i ka bërë sërish thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për të dialoguar për problemet që i preokupojnë.
Ai në mbledhjen e qeverisë tha se subjekte të veçanta opozitare, duhet të heqin dorë nga dhuna dhe diskursi i cili mbjell urrejtje.
“Interesi i vendit është që ne të punojmë, që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Duhet të heqin dorë nga dhuna dhe sulmet ndaj objekteve dhe policisë. Qeveria është e përkushtuar që të realizojë programin qeverisës që është zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja, forcimi i shtetit ligjor dhe integrimet euroatlantike. Për t’i realizuar të gjitha këto në emër të Qeverisë i bëjë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend të dialogojmë”, tha Mustafa.
Etiketa: Isa Mustafa, Kosovë, Opozita, Qeveria