Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa: Nuk ka riformatim të Qeverisë

Prizren Post | 13:36 - 26.05.2016

Prishtinë – Ditë më parë është thënë se Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës emrat e ministrave të rinj, që do të emërohen shumë shpejt. Por, ka qenë kryeministri i vendit, Isa Mustafa i cili e ka demantuar këtë lajm.

Ai ka thënë se nuk do të ketë riformatizim të Qeverisë.

“Riformatimi i Qeverisë, asgjë nuk kemi të re përpos asaj që edhe unë kam lexuar në media”, ka thënë Mustafa, përcjell “zeri.info”.

Ndryshe, këta janë emrat të cilët janë përmendur: Në Ministrinë e Integrimeve Evropianë do të jetë Gani Koci, ndërsa ministër i Jashtëm do të jetë Enver Hoxhaj. Po ashtu se në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Hajredin Kuçi, që deri më tash ka qenë ministër i Drejtësisë. E në vend të Kuçit, në Ministri të Drejtësisë do të emërohet Anila Statovci. /Zëri/


Arivisti Company