Mustafa paralajmëron takim me Kurtin për rrëzim të qeverisë


E hënë, 20 Maj 2019

PRISHTINË – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar hapa konkretë për ta rrëzuar qeverinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Ai ka njoftuar se për të bashkërenduar veprimet për përmbysjen e koalicionit PAN do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin derisa ka ftuar në takim edhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin.

“Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Etiketa: , , , , ,